LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, ndërpritet mësimi në 56 shkolla në Shqipëri

Reshjet e shiut, ndërpritet mësimi në 56 shkolla në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, sot ka deklaruar se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, është ndërprerë mësimi në 56 shkolla.

Ajo ka informuar se vendimin e kanë marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.

Kushi ka potencuar se të gjitha strukturat e tyre janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi.

“Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.”, ka shkruar Kushi.

Shkollat në të cilat është ndërprerë mësimi: shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj; Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës; shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës; shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë; shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë; shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë; shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh; shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh; shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh; shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pul.

Mësimi është ndërprerë edhe në Pult shkolla Fillore “Kasnec”; shkolla Fillore “Pog”, Pult; shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult; shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult; shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult; shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult; shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë; shkolla 9-vjeçare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër; shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj; shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale; shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll; shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë, shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen; shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë; shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet; shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet; shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet; shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë; shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi” Shëngjin; shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin; shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej; shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej.

Shkollat tjera ku ka ndërprerje mësimi janë po ashtu shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë; shkolla 9-vjeçare “Beselidhja”, Lezhë; shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë; shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë;  Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë; shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë; gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë; shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë; shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë; shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë; shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren; shkolla 9-vjeçare “Torovicë”, Balldren; shkolla 9-vjeçare Kakarriq”, Balldren, shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht; shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht; shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç; shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër; shkolla 9-vjeçare “Mark Rrozhani”, Mabë; shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh, shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Lajme
BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Kalo në kategori