LAJMI I FUNDIT:

“Pulat e Dragoit” në Vietnam me këmbë të trasha të preferuara nga vendasit – çmimi i saj mund të shkojë deri në 2,000 dollarë

“Pulat e Dragoit” në Vietnam me këmbë të trasha të preferuara nga vendasit – çmimi i saj mund të shkojë deri në 2,000 dollarë

“Pulat e Dragoit” janë një racë me këmbë të trasha sa një tullë që mund të kushtojë një deri në 2,000 dollarë.

Këmbët e trasha të pulës Dong Tao – e quajtur sipas qytetit ku rritet në Vietnamin verior – konsiderohen si një delikatesë dhe janë veçanërisht të njohura në mesin e të pasurve gjatë Vitit të Ri Hënor Vietnamez, i njohur si Tet, transmeton Telegrafi.

Le Van Hien është burri që posedon një fermë afër qytetit Hanoi ku ka këto “pula dragoi”. Njëri gjel i tij prej katër kilogramësh, këmbët e mëdha të të cilit përbëjnë rreth një të pestën e peshës së tij trupore, u shit për rreth 150 dollarë — por veçanërisht pulat e mëdha me origjinë janë vlerësuar më shumë se 10 herë më shumë. Disa madje marrin pjesë në konkurse bukurie.


Çelësi i shijes së gjelit është dieta e tij me misër dhe oriz dhe liria që ka për të bredhur, tha Hien i cili ka më shumë se 15 vjet që kultivon pula.

Mishi i pulës “Dong Tao”, që mund të arrijë deri në 10 kilogram, vlerësohet për strukturën e tij të fortë dhe të përtypur, dhe gjithashtu ka pak yndyrë. /Telegrafi/