LAJMI I FUNDIT:

Kovaçki: Ali Ahmeti të tregojë se kush i ofroi ndarjen e Maqedonisë?

Kovaçki: Ali Ahmeti të tregojë se kush i ofroi ndarjen e Maqedonisë?

Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM ka adresuar një sërë kritikash ndaj kreut të BDI-së Ali Ahmeti.

Kovaçki thotë se kur vendi duhet të zhvillojë luftë ndaj korrupsionit, Ahmei hap tema, siç tha ai, nacionalo-romantike, ndërsa pyeti kreun e BDI-së se kush nga maqedonasit i ka ofruar ndarjen e Maqedonisë.

“Dhe së fundi, Ahmeti flet sërish për konfliktin ushtarak në vitin 2001 dhe pranon se pala maqedonase ishte ajo që i ofroi ndarjen e Maqedonisë, por duke qenë se ai ishte i përkushtuar ndaj Maqedonisë, nuk e pranoi ndarjen. (?!) Këtu shtrohet një pyetje së cilës, nëse është i sinqertë para maqedonasve ashtu siç dëshiron të paraqitet, Ahmeti duhet të përgjigjet: Kush është ai nga pala maqedonase që ofroi ndarjen e vendit, partneri i tij i koalicionit Ljubço Georgievski apo partneri tjetër i koalicionit – LSDM?”, pyet Kovaçki.


Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori