LAJMI I FUNDIT:

LD-Maqedoni: Nacionalistët bullgarë të shpallen persona non grata

LD-Maqedoni: Nacionalistët bullgarë të shpallen persona non grata

Lidhja Demokratike dënon deklaratat dhe parullat shoviniste dhe separatiste “Maqedonia është bullgare” e grupit të bullgarëve të udhëhequr nga eurodeputeti Angel Xhambaski fundjavën e kaluar në Shkup.

“Në Maqedoni të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që ndihen si bullgarë, mund të ushqejnë identitetin e tyre etnik dhe kulturor, të formojnë shoqata dhe të nderojnë ngjarje historike që i konsiderojnë të rëndësishme për ta, por kjo nuk duhet të jetë me mohim të popullit maqedonas dhe identitetit të tij dhe në dëm të karakterit të shtetit maqedonas”, thonë LD.

Lidhja Demokratike u bën thirrje institucioneve kompetente që të shpallin persona non grata personat si Angel Xhambaski dhe deputetin e Kuvendit të Bullgarisë Kostadin Kostadinov, të cilët me deklaratat dhe paraqitjet e tyre provokuese nuk kontribuojnë në forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe popullit bullgar.


Ministria e Brendshme duhet të monitorojë të gjitha këto aktivitete dhe në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të reagojë dhe të marrë masa në përputhje me kompetencat ligjore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori