LAJMI I FUNDIT:

Kopshti zoologjik i Dallasit gjen leopardin e zhdukur

Kopshti zoologjik i Dallasit gjen leopardin e zhdukur

Kopshti zoologjik i Dallasit tha se leopardi i tyre i zhdukur u gjet i padëmtuar në pronën e kopshtit zoologjik të premten në mbrëmje, disa orë pasi kafsha ishte raportuar e zhdukur nga habitati i saj.

Departamenti i Policisë së Dallasit tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse habitati i leopardit ishte dëmtuar qëllimisht, duke lejuar që kafsha të arratisej.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik bënë të ditur se kafsha, një femër me emrin Nova, ishte duke u kontrolluar nga stafi i tyre i veterinarëve, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


Kopshti zoologjik u mbyll për publikun gjatë së premtes dhe policia u thirr në objekt për të ndihmuar në kërkimin e Nova.

Në një postim në Facebook ata deklaruan se punëtorët e kopshtit zbuluan se leopardi mungonte nga rrethimi i tij kur arritën në objekt atë mëngjes.

U lëshua një “Code Blue”, që do të thotë se një kafshë “jo e rrezikshme” mungonte në habitatin e saj.

Në një postim në Twitter të premten në mbrëmje, zyrtarët e kopshtit zoologjik të Dallas thanë se Nova u gjet pak para orës 17:15 sipas kohës lokale dhe “indikacionet fillestare janë se ajo nuk është lënduar”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Fun
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Momenti qesharak kur gorilla në kopshtin zoologjik të Kolorados u tregon ‘gishtin e mesit’ dy motrave ndërsa nëna e filmon momentin

Momenti qesharak kur gorilla në kopshtin zoologjik të Kolorados u tregon ‘gishtin e mesit’ dy motrave ndërsa nëna e filmon momentin

Kalo në kategori