LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani në Nepal, humbin jetën të paktën 40 persona – publikohen pamjet e rrëzimit

Rrëzohet aeroplani në Nepal, humbin jetën të paktën 40 persona – publikohen pamjet e rrëzimit

Aeroplani me 72 pasagjerë është rrëzuar në aeroportin Pokhara në pjesën qendrore të Nepalit, kurse tashmë janë gjetur 40 trupa të pajetë, kanë bërë të ditur ekipet e shpëtimit.

Aeroplani i aviokompanisë Yeti Airlines, po udhëtonte nga Katmanduja në drejtim të Pokharit, kur u rrëzua pak para se të zbriste në pistë dhe më pas u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Në aeroplan ishin 68 pasagjerë, përfshirë 10 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit, raporton Reuters.


Ushtarët e Nepalit janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Presim të gjejmë më shumë kufoma”, tha zëdhënësi i ushtrisë – duke shtuar se “aeroplani është ndarë në copa”.

Kryeministri Pushpa Kamal Dahal, ka thirrur takim urgjent të kabinetit të tij – si dhe ka ftuar agjencitë shtetërore që të marrin pjesën në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Janë publikuar pamjet ku shfaqet momenti kur aeroplani rrëzohet, derisa po fluturonte shumë ulët në afërsi të pistës së aeroportit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori