Të enjten në orët e mbrëmjes në moshën 34 vjeçare ka ndërruar jetë stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu.
Pas lajmit për vdekjen e stomatologut Sefiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe qytetarëve të Gjilanit.
Hyseni përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se profesionaliteti i tij dhe familjes Sefiu në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të stomatologut gjilanas, Dr. Rasim Sefiu. Profesionaliteti i tij dhe familjes Sefiu në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sefiu, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit. I lehtë i qoftë dheu”, ka shkruar Hyseni.
Po ashtu edhe ish-kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hershme të stomatologut Sefiu.
“I tronditur me lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të stomatologut nga Gjilani, Dr. Rasim Sefiu, i cili ishte djali i stomatologut ikonë të Anamoravës, Dr. Rexhep Sefiu. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, mikes time, dr. Ajhane Sefiu, shokëve, kolegëve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar Haziri në rrjetin social në Facebook.
Gjithashtu për këtë lajmi të hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 34 vjeçare të kolegut tonë Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e par-odontologjisë dhe mjekësisë orale. Në këto momente të vështira për familjen Sefiu, Oda e Stomatologëve të Kosovës në emër të gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmeve, miqve dhe gjithë atyre që njohën kolegun Sefiu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, shkruhet në faqes e tyre zyrtare në Facebook.
Ndërkaq, tashmë i ndjeri Rasim Sefiu ka vdekur në moshën 34 vjeç, në trevjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu ishte mjek në Gjilan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë – Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore