Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar kundër përdorimit të dy shurupeve indiane të kollës për fëmijët – Ambronol dhe Dok-1 Max – që janë lidhur me vdekjet në Uzbekistan.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, OBSH tha se produktet, të prodhuara nga Marion Biotech, ishin “nën standard” dhe se firma kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre.
Alarmi vjen disa javë pasi Uzbekistani pretendoi se 18 fëmijë vdiqën pasi konsumuan një shurup të prodhuar nga kjo kompani.
Firma nuk ka komentuar ende mbi alarmin ndërkohë që BBC thotë se ka kontaktuar Marion Biotech dhe ministrinë e shëndetësisë së Indisë për koment.
Gjithashtu, shton mediumi në fjalë, pasi u raportuan vdekjet në Uzbekistan, ministria e shëndetësisë e Indisë pezulloi prodhimin në kompani.
Këtë javë, departamenti i sigurisë ushqimore në shtetin verior të Uttar Pradesh – ku është vendosur Marion Biotech – pezulloi gjithashtu licencën e prodhimit të kompanisë.
Në alarmin e lëshuar të enjten, OBSH tha se një analizë e dy shurupeve të kollës – Ambronol dhe Dok-1 Max – nga laboratorët e kontrollit të cilësisë të ministrisë së shëndetësisë të Uzbekistanit gjeti sasi të papranueshme të dy ndotësve – “diethylene glycol and/or ethylene glycol”.
Këta dy përbërës thuhet se janë toksike për njerëzit dhe mund të jenë fatale nëse konsumohen.
India njihet si “farmacia e botës” pasi prodhon një të tretën e barnave në botë, duke plotësuar shumë nga nevojat mjekësore të vendeve në zhvillim.
Vendi është gjithashtu shtëpia e disa prej kompanive farmaceutike me rritje më të shpejtë.
Por industria ka qenë nën një kontroll të shtuar pasi shurupet e kollës të prodhuara nga kompanitë indiane janë lidhur me vdekjet e fëmijëve në vende të tjera.
Në tetor, OBSH kishte dhënë një alarm të ngjashëm, duke lidhur katër shurupe kundër kollës të prodhuara nga një firmë tjetër indiane me vdekjen e 66 fëmijëve nga dëmtimet e veshkave në Gambia.
Si qeveria indiane ashtu edhe kompania, Maiden Pharmaceuticals, i kanë mohuar akuzat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite