LAJMI I FUNDIT:

Fortnite prezanton FNCS Majors dhe grupin e çmimeve miliona dollarësh për sezonin 2023

Fortnite prezanton FNCS Majors dhe grupin e çmimeve miliona dollarësh për sezonin 2023

Zhvilluesi i video-lojës Fortnite, Epic Games ka shpallur programin për sezonin 2023, Fortnite Champion Series (FNCS).

Këtë vit Fortnite Champion Series do të ketë disa ngjarje të reja, bëhet fjalë për turnetë Major, FNCS Majors.


Gjithashtu do të mbahet një edicion i ri i Kampionatit Global, që do të zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës më vonë gjatë vitit.

Sipas Epic Games, FNCS Major i parë do të shfaqë pesë javë ndeshje konkurruese me lojtarët që do të shpërndahen pikë sipas paraqitjes së tyre, 40 dyshet e renditura më lart do të kalojnë në finalet e mëdha Major.

Finalja e parë Major (Major 1 Grand Finals) do të zhvillohet në Mars 2023, ndërsa finalja e dytë dhe e tretë do të zhvillohen në maj dhe gusht.

Çdo Major do të ketë një grup çmimesh prej 2 milion dollarësh, me Kampionatin Global që do të ketë një shifër më të madhe me një grup çmimesh prej 4 milion dollarë. /Telegrafi/