LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të mjegullave të mëdha është ulur dukshmëria në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Për shkak të mjegullave të mëdha është ulur dukshmëria në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Ulje e dukshmërisë nga 50 deri në 60 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në akset rrugore Prilep – Krushevë dhe Tetovë – Kodra e Diellit, njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në vend të rrugëve me lagështi. Reshje bore me intensitet të ulët ka në qafat malore të Strazhës, Gjavatos dhe Pletvarit, ndërsa në Krushevë reshje bore me intensitet mesatar, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullim.

Nga atje bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vedit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/