Nga: Daut Dauti
Grafiti më i vjetër që ekziston është ai i Halvadanit i cili, në shekullin IX, duke gërryer në një pllakë të mermerit brenda Haja Sofisë, shkroi:’Halvadani ka qenë këtu’.
Pra, është grafit 1100 vjet i vjetër dhe sot është ndër atraksionet turistike të Stambollit. Teksti është në gjuhën e vjetër norse kurse alfabeti është runik që është përdorur nga vikingët. Vikingët kanë qenë popull mjaft primitivë krahasuar me ata të Perandorisë Bizantine, por kishin alfabet.
Halvadani besohet se ka qenë ushtar i njësisë ushtarake vikinge që quheshin varangianët. Këta luftëtarë kanë qenë në shërbim të perandorit bizantin që nga shek. IX duke e mbrojtur këtë perandori nga sulmet e katolikëve, sllavëve, arabëve dhe otomanëve. Historia shënon se varangianët janë të krishterët e parë skandinavë dhe i kanë shërbyer Bizantit deri kur ra Konstandinopoja në duart e otomanëve në vitin 1453.
Kur Halvadani e ka gërryer këtë grafit, me siguri e ka pasur nga monotonia që në disa raste e kaplon ushtarin. Me siguri nuk e ka pasur aspak parasysh se do të hynte në histori dhe se do të flitej për shekuj pas vdekjes së tij.
Nuk duhet bërë shumë për të hyrë në histori. Por, duhet të bëni diçka në vende të rëndësishme që askush nuk ka bërë para jush. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit