Drejtoria e Përgjithshme Detare ka informuar qytetarët se për shkak të kushteve të motit, tragetet e udhëtarëve drejt Barit dhe anasjelltas të planifikuar për këtë të martë, do të shtyhen për në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.
Bëhet me dije se ky vendim është i vlefshëm vetëm për udhëtimet e planifikuara për ditën e sotme, ndërkohë që për ditët në vijim Drejtoria Detare pritet të njoftojë qytetarët me një komunikatë të dytë.
“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirmimi i agjencive detare, në datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mëngjesit të datës 11.01.2023″, thuhet në njoftimin e drejtorisë.
“Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anulimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjencitë detare. Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251