LAJMI I FUNDIT:

Ambasada britanike mesazh shqiptarëve: Mos rrezikoni me gomone, mund të humbni jetën

Ambasada britanike mesazh shqiptarëve: Mos rrezikoni me gomone, mund të humbni jetën

Largimet masive të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe duke përdorur gomone, tashmë janë bërë pamje të zakonshme për t’u parë dhe tema shumë të diskutuara.

Ambasada britanike në Tiranë ka bërë thirrje shqiptarëve, kryesisht të rinjve të mos tentojnë largimin drejt Britanisë së Bashkuar përmes gomoneve pasi kushtet jo të favorshme të motit mund të çojnë deri në humbjen e jetës.


“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit. Mos rreziko!”, apelon ambasada britanike përmes një postimi në Facebook.

Britania e Madhe ka prezantuar planin e masave kundër emigranteve në një kohë kur i gjithë debati është fokusuar tek shqiptarët që shkojnë në Angli në mënyrë ilegale përmes kanalit të La Manshit për të kërkuar azil.

Për të frenuar emigrantë e paligjshëm për herë të parë Britania e Madhe ka rënë dakord me qeverinë shqiptare që të vendos oficerë të Forcave Kufitare në aeroportin e Tiranës për të ndaluar emigrimin e paligjshëm./rtsh.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Kronika e Zezë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

Elfije Boletini
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Elfije Boletini
​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori