LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti do të mësohet nëse Dimovski do të “shpëtojë” nga skandali me shtetësinë Onischenkos

Së shpejti do të mësohet nëse Dimovski do të “shpëtojë” nga skandali me shtetësinë Onischenkos

Pas festave do të vendoset nëse ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski shkon ose jo ambasador në Francë. Qeveria do të duhet të vendos për fatin e tij, duke pasur parasysh dy situatat: kalimin e filtrave për përfaqësues diplomatik dhe skandalin me shtetësinë e spiunit rus deri sa Dimovski ishte në krye të sigurisë kombëtare. Për këtë të fundit, ndonëse nisi procesi i llogaridhënies në kuadër të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit, Dimovski dha dorëheqjen vetëm pas seancës së parë.

Në vendin e tij u emërua Zarko Milloshevski, njeriut të cilit i qëndron nënshkrimi në dokumentin që vlerëson nivelin e kërcënimit të sigurisë nga ana e Oleksander Onishçenko. Në atë dokument, i cili u publikua në media dhe rrjete sociale, vlerësohet se Onishçenko nuk përbën element i cili cenon sigurinë dhe për të nuk ekzistojnë pengesa të këtij karakteri.

Skandali çoi në suspendim dy të punësuar në ASK për fatin e të cilëve nuk dihet më. Opozita akuzoi se Milloshevski ka krijuar komision të ri disiplinor për vërtetimin e përgjegjësisë, sipas tyre me njerëz të afërt me qëllim mbylljen e aferës pa pasoja juridike.


Zarko Milloshevski e gjeti ASK-në me mijëra kërkesa të pa proceduara për shtetësi edhe pse sipas ligjit brenda 6 muajve përgjigja duhet t’i jepet palës që kërkon statusin shtetas. Jo zyrtarisht mësohet se kreu i ASK-së do të bën një revizion për të gjitha kërkesat pas çka do të detektohen arsyet e mos procedimit. Nuk dihet nëse zvarritja e kërkesave në mënyrë jo ligjore do ta obligon Milloshevskin t’i nënshkruaj ekspres kërkesat që kanë bazë, apo palët do të njoftohen për rifillimin e procedurave. Në pozitën e drejtorit të ASK-së Milloshevski erdhi nga pozita e ndihmës-drejtorit në Sektorin për verifikime sigurie dhe NATO regjistrit. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kalo në kategori