LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në Resnjë dhe Gjavatë

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në Resnjë dhe Gjavatë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 metrash ka në Resnjë dhe në qafën malore të Gjavatës, informojnë në mëngjes nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.