Sa kohë para stërvitjes duhet të merrni suplemente që ju ndihmojnë të përfitoni sa më shumë?
Për çdo ekzekutim të ushtrimeve ju nevojitet energji, dhe deri tani me siguri tashmë keni dëgjuar për suplementet të cilat përdoren si përforcues të perfomancës së stërvitjes
Edhe nëse nuk jeni adhurues i suplementeve të këtilla, është mirë të dini që ato ekzistojnë dhe janë të qasshme si pluhur, si pije të gatshme apo në formë gome, dhe që janë dizajnuar që trupit tuaj t’i japin shtytje që do t’ju mundësojnë që të përfitoni maksimalisht nga stërvitja juaj.
Siç transmeton “Shape”, përbërësit e këtyre suplementeve dallohen nga brendi në brend, mirëpo kryesisht përfshijnë kreatinë (e cila rrit energjinë dhe forcën), kafeinë (për energji), beta-alaninë (e cila zvogëlon rrezikun nga lodhja e muskujve) dhe/ose citrulinë (që mund të rritë futjen e oksigjenit në muskujt tuaj dhe të ndihmojë që të stërvitni në mënyrë më efikase).
Siç thekson Kergi Gans, autore e librit “Dieta e ndryshimeve të vogla” I-argininë, që mund të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut, është edhe një suplement i popullarizuar, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, suplementet për stërvitje zakonisht përmbajnë edhe aroma, ëmbëltues artificialë dhe ngjyra në mënyrë që të jenë tërheqëse vizualisht dhe e shijshme për t’u ngrënë.
Kur duhet marrë një suplement që rrit performancën e stërvitjes dhe sa zgjat efekti janë vetëm disa nga pyetjet që mund t’u përgjigjen vetëm nutricionistët. Duke pasur parasysh që jo të gjitha suplementet para stërvitjes kanë të njëjtin efekt, gjithçka varet nga përbërësit e tyre dhe kohëzgjatja e stërvitjes, por mesatarisht, efektet zgjasin nga 30 minuta deri në dy orë e gjysmë. Varet nga ju që të caktoni kohën e marrjes së suplementeve në mënyrë që efektet e tyre të arrijnë kulmin gjatë stërvitjes.
– Të duhet kohë që gjithçka të përthithet dhe të gjejë rrugën drejt qarkullimit të gjakut – shpjegon dietologu Scott Kitley dhe shton se ideale është të merrni suplemente rreth një orë deri në një orë e gjysmë përpara stërvitjes.
Kafeina është “zakonisht përbërësi më jetëgjatë dhe më i përdorur. Ka disa ndryshime në varësi të asaj se sa shpejt trupi juaj e metabolizon kafeinën, por ju do të “filloni të ndjeni disa efekte” rreth 20 minuta pas marrjes së saj, dhe kjo “rritje” mund të zgjasë deri në dy orë. Kafeina gjithashtu stimulon sistemin nervor, i cili mund t’ju bëjë të ndiheni më vigjilentë dhe energjikë gjatë stërvitjes.
– Është një nga mjetet ndihmëse ergogjenike më të studiuara (ato që përmirësojnë performancën), të cilat janë të disponueshme dhe legale në treg dhe në sport – thekson dietologia Abi Chan. Megjithatë, sa shpejt e metabolizoni kafeinën ndryshon nga personi në person, kështu që është më mirë ta shmangni këtë suplement disa orë para gjumit, pasi mund të qëndrojë në sistemin tuaj deri në pesë orë pas konsumimit dhe të vonojë gjumin.
Siç është përmendur tashmë, l-arginina është një tjetër përbërës që shpesh përfshihet në suplementet para stërvitjes dhe duket se shfaqet për shumicën e njerëzve rreth 60 deri në 90 minuta pas marrjes së saj. Gjysma e jetës së l-argininës (d.m.th., kur efektiviteti i saj fillon të bjerë) është midis 30 dhe 120 minuta pas fillimit të veprimit, në varësi të sasisë që merrni dhe reagimit tuaj individual ndaj saj.
Sa i përket ndryshimit midis l-argininës dhe kafeinës, është si të krahasosh mollët dhe portokallet. L-arginina mendohet se rrit rrjedhjen e gjakut dhe u jep muskujve një “pompë”, ndërsa kafeina është një stimulues që rrit energjinë.
Markat e ndryshme zakonisht rekomandojnë që të merrni rreth dhjetë gramë suplemente pluhur në përafërsisht dy decilitra ujë. Me xhele energjetik dhe pije të gatshme, mund ta kaloni atë hap të përzierjes me ujë. Nëse po planifikoni një stërvitje shtesë të gjatë, është në rregull të merrni një dozë tjetër të suplementit gjatë seancës.
Filloni t’i konsumoni ngadalë, pasi këto suplemente mund t’ju shqetësojnë stomakun dhe/ose t’ju bëjnë të ndiheni të nervozuar. Filloni me gjysmë mase. Nëse jeni të kënaqur me atë sasi, mund të qëndroni në atë nivel, por nëse mendoni se mund të keni nevojë për një “rritje”, mund të rrisni gradualisht marrjen e tyre derisa të arrini dozën e plotë.
Në përgjithësi, ndoshta do t’ju duhet të eksperimentoni pak me këto shtojca derisa të gjeni atë që funksionon për ju. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Dy ushtrime me ndihmën e të cilave këmbët tuaja do të bëhen më të holla dhe më të gjata (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje