Avokati, Skënder Musa i sheh të nevojshme kontrollat e vazhdueshme për armë nga Policia e Kosovës, gjersa i njëjti thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE lidhur me armëmbajtjet pa leje. Krahas kësaj, i njëjti thotë se dënimet për armëmbajtjet pa leje janë relativisht “të lehta”.
Avokati, Skënder Musa ka thënë se shumica e dënimeve për armëmbajtje në Republikën e Kosovës shqiptohen vetëm me gjobë, dënim ky i cilësuar “i lehtë” nga ana e Musajt.
I ftuar në RTV Dukagjini, Musa ka thënë se prezenca e armëmbajtjeve pa leje paraqet një rrezik gjersa i njëjti bënë një krahasim të dënimeve me shtetin fqinj lidhur me kryerjen e kësaj vepre penale.
“Vet prezenca e armëve pa leje në duart e qytetarëve paraqet rrezikshmëri dhe është një e vërtet shumë e madhe që në Kosovë, dënimet për armëmbajtje pa leje janë të lehta për shkak se shumica e dënimeve shqiptohet me gjobë e jo dënime me burg”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se përkundër Kosovës, në Shqipëri, dënime të tilla arrijnë deri në 7 vjet burgim.
Musaj i sheh të nevojshme kontrollat e vazhdueshme nga Policia e Republikës së Kosovës gjersa i njëjti thekson se nuk duhet përjashtuar as mundësia e krijimit të një TASK FORCE.
“Sa i përket lokaleve të natës, sidomos klubeve të natës, është e domosdoshme që Policia e Kosovës të ketë kontrolla rutinore të shpeshta, sidomos kontrolla për armë, kazino dhe mjeteve të tjera…Ajo çka unë mendoj se është mire është që në nivel të Kosovës të ketë një TASK FORCE dhe jo të iu lihet regjioneve për shkak se nivele regjionale, Kosova edhe kështu është vend i vogël, njihen në mes vete policët dhe pronarët e lokaleve dhe është e pamundshme që sigurimet në lokale të ketë armë pa leje dhe të marrin armë me vete, pastaj ndodhin edhe vrasjet”.
Lidhur me këtë, Musaj thotë se është shqetësuese që të vriten personat pa asnjë konflikt të mëhershëm.
“Është shqetësuese sepse është më e rrezikshme që personat të vrahen në mënyrë, mund të them edhe banale, pa konflikte të mëhershme, pa kurrfarë shkaku të mëhershëm, për shkak të të drejtës zakonore që ne e dëgjojmë shpeshherë në zhargonin të ndryshme, varësisht prej krahinave të Kosovës që ne nuk e durojmë këtë apo atë…këto janë fenomenent që nxisin deri tek konfliktet e tek vrasjes dhe në shumicën e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë janë vrasje që nuk mund të kuptohen në aspektin njerëzor, vrasje për shkaqe që nuk ia ka vlejt”, ka thënë ai.
Ndryshe, të martën e 3 janarit, një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës. Këtij të fundit dhe të tjerëve të përfshirë në ngjarje u është caktuar nga një muaj paraburgim.
Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë. Hoxha i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”, është dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale.
Krahas kësaj, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar një rast i cilësuar si “vdekje e dyshimtë” në të cilin, viktima është një grua e gjetur e vdekur në Prishtinë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje