Banorët e Shkupit përcollën vitin e vjetër me probleme në transportin publik, dhe pritën të riun me po të njëjtat probleme. Në këtë kohë të ftohtë ata presin së paku 30 minuta për disa linja autobusi. Në mesin e tyre ka edhe të moshuar apo fëmijë. Përveç mungesës së autobusëve, në disa stacione nëpër kryeqytet edhe tabelat informuese për oraret e qarkullimit nuk janë të përditësuara, madje një prej tyre është me orarin e disa muajve më parë.
“ Së pari nuk ke nga ta dish, sepse tabela nuk punon. Edhe në internet po të kontrollosh përmes telefonit edhe atje nuk i kanë oraret e sakta. Ja autobusin numër 20 privat ndoshta e presim edhe një orë. Një orë. Asgjë nuk punon. Leje autobus, por as ngrohje nuk kanë. Me probleme të njëjta edhe ky vit. Më kot themi se është vit i ri”,tha një qytetar.
“Mos të të gënjej, tani qarkullojnë çdo gjysmë ore. 01:36 Nuk është e saktë ajo. Ajo shkruan për 20 minuta, por nuk vjen për 20 minuta”, shtoi një tjetër.
Në dy muajt e fundit të vitit, kryeqytetin e kaploi edhe kaosi në transportin urban. Kjo pasi transportuesit privat të shoqërisë transportuese “Makerkspres”, ndërprenë punën e tyre, duke e akuzuar Ndërmarrjen për Qarkullim Publik dhe Qytetin e Shkupit se u kanë borxh prej rreth 500 mijë euro. Me arsyetimin se Qyteti i Shkupit u ka borxh prej mbi një milion euro, dy javë më parë, ndaluan me punë edhe autobusët e shoqërisë transportuese “Slloboda Prevoz”, të cilët kanë numrin më të madh të autobusëve në transportin publik. Transportuesit privat nxorën në rrugë rreth 200 autobusë duke bllokuar disa rrugë dhe udhëkryqe në kryeqytet për të kërkuar paratë e tyre. Por kryetarja e Danella Arsovka, është shprehur e prerë se Qyteti dhe NQP nuk u ka borxh transportuesve privat, por ato manipulohen për pikë politike. Por ndalja e punës së 200 autobusëve urban dhe bllokimi i disa rrugëve ka shkaktuar kaos në qytet, pritje të madhe e qytetarëve në stacionet e autobusëve, vonesa të qytetarëve në punë dhe mungesa të nxënësve nëpër shkolla./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje