Njësia e zjarrfikësve shpesh herë është në ballë të intervenimeve që kanë të bëjnë me fatkeqësi elementare natyrore, siç janë vërshimet, rrëshqitjet e dheut të cilët janë të shpeshta në Tetovë. Për këta intervenime, nevojitet makineri më moderne, automjete të reja dhe pajisje tjera që në shumë raste mungojnë
Ndonëse kryejnë punë me rrezikshmëri të lartë, pjesëtarët e njësisë së zjarrfikësve në Tetovë vite me radhë kishin probleme me pagesën. Krahas mos pagesës në rregull të pagave, ata përballeshin edhe me mos pagesë të orëve shtesë, kujdestarisë dhe rrezikshmërisë në punë. Prandaj, disa herë ata kishin organizuar edhe disa herë protesta. Së këndejmi nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë theksojnë se vitin që e lamë pas, për herë të parë ka filluar pagesa në rregull dhe në bazë të asaj që parashihet në ligj dhe marrin rrogë që e meritojnë.
“Sa i përket pagave dhe benefiteve tjera që zjarrfikësit i marrin, pra është hera e parë që pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, pagat e zjarrfikësit në Tetovë janë në bazë të ligjit dhe gjithë normave që përfshihen. Kemi gjetur një gjuhë të përbashkët me udhëheqësinë e komunës së Tetovës e cila na përkrah shumë, mbështet kërkesat tona, siç ishte rregullimi i pagave në fillim të këtij viti, apo pajisjeve tjera të nevojshme për zjarrfikësit e Tetovës. Poashtu, kemi marrë përkrahje edhe për rregullimin e sallës në hapësirat e njësisë së zjarrfikësve. Falënderoj kreun e komunës që kemi një bashkëpunim të mirë dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen. Dua të potenoj se gjatë vitit gjithnjë qoftë në hapësirat tona qoftë në terren ku kemi patur intervenime më të mëdha ka qenë prezent vet kryetari i komunës dhe besojmë se në këtë mënyrë të vazhdojë interesimi I komunës për zjarrfikësit”, tha Avni Ameti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës.
Njësia e zjarrfikësve shpesh herë është në ballë të intervenimeve që kanë të bëjnë me fatkeqësi elementare natyrore, siç janë vërshimet, rrëshqitjet e dheut të cilët janë të shpeshta në Tetovë. Për këta intervenime, nevojitet makineri më moderne, automjete të reja dhe pajisje tjera që në shumë raste mungojnë.
Problem në vete është se automjetet e mëdha për shuarjen e zjarreve janë të vjetruara prandaj edhe është kërkesë permanente e njësisë së zjarrfikësve që të pajisen me makineri më të reja, veshje adekuate për shuarjen e zjarrit e kështu me radhë. Problem tjetër është se ky njësit mbulon një territor shumë të madh edhe atë nga fshati Pirok i komunës së Bogovinës e deri në Jazhincë të Komunës së Jegunocit në njërën anë dhe në tjetrën anë nga fshati më i largët i Malësisë së Tetovës Bozovcë, e deri në Grupçin të komunës së Zhelinës. Brenda vitit ky njësit i zjarrfikësve kryen rreth 700 intervenime kurse mbështetja mungon nga komunat rurale. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje