Një spital lokal në veri të Ganës i tha 29-vjeçarit Sulemana Abdul Samed gjatë një prej kontrolleve të tij të fundit se ai kishte arritur gjatësinë 2.89 m.
Kjo do ta bënte atë njeriun më të gjatë në botë, por kishte një problem – klinika rurale nuk mund të ishte e sigurt për gjatësinë e tij, sepse nuk kishte mjetet e duhura matëse, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
I diagnostikuar me “gjigantizëm” disa vite më parë, i riu po ndiqte një takim mujor për t’u marrë me komplikimet e të jetuarit si i tillë.
Dhe një infermiere e tronditur i tha: “Ti je rritur më i gjatë se masa maksimale e peshores”.
I njohur për të gjithë me pseudonimin e tij Awuche, që do të thotë “Le të shkojmë” në Hausa, ai u befasua nga spektakli që po shkaktonte.
Ai nuk u befasua kur dëgjoi se ishte më i gjatë, duke qenë se nuk ka reshtur së rrituri – por kjo shkaktoi hutim për stafin, i cili nuk ishte i përgatitur për një skenar të tillë.
Infermierja thirri kolegen e saj, e cila nga ana e saj thirri një tjetër për ndihmë.
S’kaloi shumë, një grup infermierësh dhe ndihmësish shëndetësorë u mblodhën për të zgjidhur enigmën e përcaktimit të gjatësisë së tij.
Njëri prej tyre sugjeroi që të gjenin një shtyllë dhe ta përdornin atë si një zgjatim mbi shkopin e tyre për të matur lartësinë e tij – dhe kështu arritën në vlerësimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë
Djali e futi macen në shtrat, sjellja ndaj kafshës shtëpiake preku njerëzit
Skenë gazmore nga Kroacia – kësi pushuesi vështirë se keni hasur në plazh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251