Tre fëmijë po vazhdojnë të marrin trajtim spitalor në Klinikën e Kirurgjisë Plastike pas lëndimeve që kanë marr në natën e ndërrimit të motmotit nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Kështu ka bërë të ditur kirurgu i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Agim Berisha i cili tha se gjatë këtij viti kanë pranuar më pak raste.
Ai tha se pacientët, të cilët janë fëmijë deri në moshën 10-vjeçare kanë të lënduar nga fishekzjarrët shuplakat e dorës, gjegjësisht gishtat.
Por që, siç tha ai, gjendjen shëndetësore e kanë jashtë rrezikut.
“Krahasuar me vitet tjera ka pas më pak të pranuar. Vizita ka pasur sporadike. Më 31 janë pranuar dy raste, një e kemi të pranuar më herët dhe ai i është nënshtruar operimit. Janë fëmijë, janë lëndime të shuplakës së dorës, gishta. Gjendjen e përgjithshme shëndetësore nuk e kanë në rrezik”, theksoi ai për KosovaPress.
Berisha tha se këta pacientë vazhdojnë të jenë të shtrirë në klinikë pasi kanë nevojë ende për trajtim.
Por, ai bëri thirrje për kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike pasi siç u shpreh, invaliditeti mund të jetë i madh.
“Fëmijët janë ende të hospitalizuar janë në Klinikë duhet ende trajtim. Popullata ka qenë më e vetëdijesuar por ende duhet me rënë, sepse nga mjetet piroteknike është invaliditeti i rëndë. Është mirë që ato mjete piroteknike t’i kontrollojë shteti, me ditë ku me i hedh, në cilat vende” tha ai.
Gjatë festimeve të Vitit të Ri 2023, 25 persona kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës