LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, kriza në universitete

Shqipëri, kriza në universitete

Ishte një vit i vështirë për universitetet publike. Procesi mësimor nuk nisi si zakonisht. Pedagogët, të zotët e shtëpisë, pas gati 18 vitesh nga protesta e fundit, po artikulonin me zë të lartë fjalët krizë, nënvlerësim, mbyllje dhe largime. Pakënaqësia shumëvjeçare nga pagat e pandryshuara, në diferencë të dukshme me kolegët në rajon, financimet e pamjaftueshme për kërkimin shkencor dhe rreziku prezent për të mbetur papunë nga mbyllja e degëve pa interes për të rinjtë, kulmoi me bojkotin e vitit akademik.

Në ditët e para të fillim vitit pedagogët ishin të gjithë bashkë. Në grevën 2004-2005 ishte në pushtet një tjetër qeveri socialiste, asokohe me kryeministër Fatos Nanon. U deshën javë të tëra bojkot e negociata, por kërkesat u përmbushën bashkë merritjen e pagave.

Protestën e këtij viti qeveria “Rama” e konsideroi “tekë” në kohë krize, ndaj dhe rritja e pagave u bë, si në krizë. Pedagogët u përçanë dhe gradualisht ju rikthyen auditorëve, më të pakënaqur se sa kur nisën protestën. Por shpërthimi dhe pakënaqësitë e pedagogëve janë vetëm një nga problemet e arsimit të lartë publik në vend. Kriza universitare ndihet deri në auditorë.


Më pak studentë cilësorë dhe shumë degë në rrezik mbylljeje. E para alarmin e ka dhënë mësuesia, dega që po prek fundin, jo vetëm në universitetet e rretheve. As nisma e qeverisë, për ta trajtuar mësuesinë degë prioritare, duke financuar me bursë studentet e mirë që do të zgjedhin këtë program, nuk ka rezultat. Shifrat e frekuentimit janë në nivele të ulëta. Krerët e universiteteve mendojnë se finacimi duhet bërë tek pagat e arsimtarëve, çelësi që mund të kthente sadopak interesin tek kjo degë.

Drejtues të sindikatës së arsimit theksojnë nevojën e rishikimit të kurrikulave, me programe që do të duhet t’i përshtaten tregut të punës. Nëse kjo nuk ndodh rreziku i mbylljes mund të jetë i afërt edhe për degë të tjera.

Përballë kësaj krize që ka prekur edhe Universitetin më të madh, atë të Tiranës, ka nisur diskutimi për krijimin e strukturave më të mëdha universitare siç mund të ishte ajo e ribashkimit më Universitetin e Mjekësisë.  Universiteti i Mjekësisë po përjeton kohën e artë, shkëlqimin që dikur Universiteti i Tiranës preku me drejtësinë apo shkencat politike.

Sot të gjithë të rinjtë synojnë degët e Mjekësisë. Diploma nuk është vetëm garancia për punë jashtë vendit, por dhe profesioni që të përcakton vendin në shtresat e shoqërisë. Për rektorin Arben Gjata nuk janë shqetësim largimet e mjekëve të rinj, që ndoshta sipas tij do të kthehen sërish. Problem për Universitetin është hyrja e pamerituar e shume të rinjve ne Mjekësi për shkak të fiktivitetit të notave nga shkollat e mesme. Ajo që i bën bashkë pedagogë e drejtues universitetesh është qëndrimi për ligjin e arsimit të lartë.

7 vite nga miratimi i tij ende nuk ka një studim për efektet e tij në reformën e arsimit të lartë. Por vendimi më i fundit i qeverisë që mundëson kthimin e universiteteve publike në institucione të pavarura ose thënë ndryshe fondacione, nuk ka kaluar pa diskutime në radhët e stafeve akademike.

Kjo mënyrë e re funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë do të ndryshojë menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve, por edhe pronësinë mbi vetë universitetet.

Në 2023, pjesën tjetër të vitit akademik, stafet e pedagogëve nuk presin ndryshime pasi as vetë buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor nuk kishte të tilla, pavarësisht kërkesave për rritje të fondeve. Megjithatë ky vit do të mbahet mend për lëvizjen e pedagogëve që kësaj herë nuk gjeti as mbështetjen e studentëve dhe as të politikës në pushtet. Ndërsa kriza në arsim ka vite që ndihet dhe fundi duket i largët./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori