LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët: Një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme

Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët: Një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar shqiptarët për ditën e fundit të 2022-shit.

Ajo u shpreh se ka qenë një vit i mbushur me sfida, mundësi të jashtëzakonshme dhe ngjarje historike.

Diplomatja amerikane theksoi se shqiptarët kanë bërë përparim gjatë këtij viti si në çështjet e demokracisë, mbrojtjes apo biznesit.


“Të dashur miq është e vështirë të besosh se viti 2022 është pothuajse në fund. Ka qenë një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme dhe mendoj se kemi bërë shumë përparim, shqiptarë dhe amerikanë së bashku në çështjet e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Është gjithashtu mënyra e duhur për të festuar 100 vite marrëdhënie midis dy vendeve tona dhe dy popujve tanë. 2022 është plot me ngjarje historike për herë të parë. Për herë të parë në histori, Shqipëria zuri vendin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara, si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Së bashku ne drejtuam agjendën drejt përparësive globale, përfshirë mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë. Shqipëria gjithashtu vazhdoi të shfaqë traditën e saj të “Besës”, duke iu dhënë afganëve një strehë të sigurtë gjatë rrugës së tyre drejt jetëve të reja në Amerikë. Dy vendet tona zhvilluan dialogun e parë strategjik në Uashington DC për të forcuar marrëdhëniet tona, dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë mbi këtë. Mirëpritëm vizitorë amerikanë të nivelit të lartë, përfshirë ambasadoren Linda Thomas- Greenfield, Ndihmës Sekretaren Karen Donfried, gjeneralë dhe anëtarë të shumtë të Kongresit nga të dyja partitë.

Viti 2022 pati gjithashtu rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, ajo vazhdon të ecë përpara. Për herë të parë, trupat amerikanë janë këtu në Shqipëri në mënyrë të pandërprerë, pasi Komanda e Operacioneve Speciale e SHBA në Evropë përzgjodhi Shqipërinë si selinë e saj rajonale, ndërsa Brigada e Ndihmës së Forcave të Sigurisë Së Ushtrisë së SHBA-së ngriti një program të ri trajnimi me forcat shqiptare. Mirëpritëm edhe aeroplanmbajtësen USS Harry Truman në ujërat shqiptare. Festuam Javën e Amerikës me muzikë, ushqim, film dhe kulturë, plus një tur që e çoi Amerikën në çdo cep të Shqipërisë, nga malet në bregdet.

Festimet tona të 4 korrikut këtë vit ishin si asnjëherë tjetër, së bashku me miq në  në festë që do të mbahet mend gjatë. Më 28 korrik iu bashkuam me mijëra shqiptarëve në një koncert  në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar jo vetëm 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, por edhe hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndamë me kënaqësi mesazhet e urimit nga ish-Sekretari i Shtetit James Baker, ish-Presidentin George Bush dhe presidentin Joe Biden. Ne forcuam lidhjet mes popullit shqiptar dhe amerikan. Vlefshmëria e re 10-vjeçare e vizave për shqiptarët e kualifikuar do të na mundësojë të zgjerojmë mundësitë e ndërsjellta për biznes, turizëm, arsim dhe miqësi…”, tha Yuri Kim. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori