LAJMI I FUNDIT:

Me vetëm 2,031 kilometra të kaluara, kjo BMW M5 e vitit 2006 është “aq e re sa s’bëhet më”

Me vetëm 2,031 kilometra të kaluara, kjo BMW M5 e vitit 2006 është “aq e re sa s’bëhet më”

Nëse jeni besimplotë se edhe gjërat e vjetra mund të duken si të reja, mund të dëshironi të shikoni këtë BMW M5 të vitit 2006.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për veturën me 1,262 milje (2,031 km) në odometër.

I vendosur të dalë në ankand nga Mecum muajin e ardhshëm, modeli është praktikisht krejt i ri.

Ajo përmban një motor 5.0-litërsh V10 që prodhon 500 hp (373 kW / 507 PS) dhe 383 lb-ft (520 Nm) çift rrotullues.

Kjo është shumë larg nga 600 hp (447 kW / 608 PS) të gjeneruar nga modeli i sotëm, por i mundëson M5 të përshpejtojë nga 0-60 mph (0-96 km/h) në 4,4 sekonda. /Telegrafi/