Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe Lëvizja Besa mbështesin protestën para ambasadës serbe të thirrur nga drejtuesi i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani.
“Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën e thirrur për më 29.12.2022 nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, dhe u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkëngjiten radhëve të protestuesve.
Aleanca për Shqiptarët dënon veprimet destabilizuese e luftënxitëse të bandave të kontrolluara nga Beogradi në veri të Kosovës. Përkrahim plotësisht përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të NATO-s për të vendosur rendin dhe ligjin në tërë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Nga Alternativa thonë u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin të mbështesin protestën para ambasadës serbe në Shkup të thirrur nga Shpëtim Pollozhani.
“Alternativa u bën thirrje anëtarëve, aktivistëve e votuesve të saj, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë, që i preokupon kjo temë dhe që besojnë në të drejtën e lirisë së vetëvendosjes dhe sovranitetit, që t’i bashkohen kësaj proteste dhe në mënyrë paqësore ta shprehin indinjatën e tyre ndaj politikave ekspansioniste të Serbisë mbi Kosovën.
Si komb dhe si shtet që duam të kemi paqe, qetësi dhe relacione të mira ndërfqinjësore me secilin shtet në Ballkan, nuk mund të heshtim para tendencave armiqësore në veriun e Kosovës, që u ngjasojnë skenave që Rusia para do kohe i krijonte në Ukrainën lindore”, thuhet në njoftimin e Alternativës.
Mbështetje për protestën e nesërme para ambasadës serbe ka ardhur edhe nga Lëvizja Besa.
“Lëvizja Besa përkrah protestën e thirrur nga Shoqata e ish të burgosurve politik Serbia duhet të ketë të qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, ka institucionet e saj, ka kushtetutën e saj dhe e njëjta duhet të respektohet nga të gjithë qytetarët, pa dallim. Serbët e Kosovës duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se janë pjesë e Republikës së Kosovë dhe duhet të respektojnë institucionet dhe rendin kushtetues të Kosovës dhe mos lejojnë që për politikë ditore të bëhen instrument i pushtetarëve serb të cilët për interesa të huaja po tentojnë që të destabilizojnë Kosovën”, thonë nga Lëvizja Besa.
Grumbullimi i protestuesve do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në ora 12:30 dhe protesta do të vazhdojë drejt ambasadës së Serbisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime