LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nuk funksionoj nën shantazh dhe presion, zgjedhje do të ketë në vitin 2024

Kovaçevski: Nuk funksionoj nën shantazh dhe presion, zgjedhje do të ketë në vitin 2024

Kur është fjala për negociatat me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese, pas kërkesës së djeshme të kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, për zgjedhje të parakohshme, kryeministri Kovaçevski në konferencën e sotme për media deklaroi se nuk funksionon nën shantazh dhe presion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë procese me rëndësi strategjike dhe nuk mund të jenë objekt shantazhi, janë për qytetarët. Po e përsëris se nuk funksionoj nën shantazh dhe presion. Do të ketë zgjedhje në 2024 dhe ky është një çështje e përfunduar. Çështja e ndryshimeve kushtetuese është serioze dhe çështje shtetërore, nënkupton përfundimin e procesit për hapjen e kapitujve në procesin e nisur të negociatave me BE-në. Në rrjedh është skriningu dhe tani gjithçka varet nga ne”, tha Kovaçevski.

Ai bën thirrje për një konsensus të gjerë social dhe politik për rrugën evropiane të shtetit.


“U bëj thirrje për konsensus të gjerë social dhe politik për rrugën evropiane të shtetit. Në vitin 2024 do të kemi zgjedhje të reja dhe nuk do të kemi të njëjtët 120 deputetë apo ministra në Qeveri. Të gjithë duhet të punojmë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ky proces ka filluar dhe mund të ndalet vetëm nga partitë që e kundërshtojnë, si partitë E Majta dhe OBRM-PDUKM”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori