LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës: Nuk kemi penguar asnjë autobus, protesta ka përfunduar e qetë me 1,500 pjesëmarrës

Policia e Kosovës: Nuk kemi penguar asnjë autobus, protesta ka përfunduar e qetë me 1,500 pjesëmarrës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se protesta në Rudar të  Zveçanit ka përfunduar e qetë si dhe ka demantuar spekulimet për gjoja pengimin e autobusëve në Shtërpce, që kishin për qëllim shkuarjen në protestë.

Përmes një njoftimi për media Policia e Kosovë ka bërë të ditur: “Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të  cilët kishin për qëllim shkuarjen në  protestën e paraparë  të  mbahet në Rudarë të Zveçanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të  pavërteta dhe nuk qëndrojnë.


Sipas tyre, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të  ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë  verifikimit të  dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje.

Policia e Kosovës siç ka njoftuar përmes komunikatës së saj para fillimit të  protestës, ka theksuar njohjen e të drejtës ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetarë si dhe angazhimet policore në  respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim.

“Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë  incident të  raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës”, thonë nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori