Çdo ditë është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë ngrohtësi dhe mirësi, por gjatë dhjetorit festiv këto virtyte dalin edhe më shumë në pah. Ne në Grupin NLB e dimë këtë, prandaj do ta mbyllim vitin me një donacion për grupe të ndryshme dhe qëllime bamirësie në të gjitha tregjet ku operojmë.
Bota jonë është shumë më e bukur kur qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe krijojmë me zemër mundësi të reja – mundësi të tilla si ato që lindin edhe me mbështetjen tonë. Punonjësit e Grupit NLB propozuan dhe votuan për shoqata të ndryshme, organizata humanitare dhe grupe të cilave do t’u ndajmë mjete në vlerë totale mbi 500,000 €. Në Kosovë do t’i ndajmë fondet prej 65,000€ për bamirësi duke kontribuar kështu në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës në shëndetësi, edukim dhe në aspektin social.
Për të mbështetur trajtimin shëndetësor të fëmijëve, në Klinikën e Pediatrisë ne do të dhurojmë aparatin EEG që shërben për diagnostifikimin e fëmijëve me epilepsi. Terapia që duhet të marrin këta fëmijë varet nga rezultati që bëhet me këtë aparat.
Në Kabinetin e Logopedisë do të dhurojmë materiale didaktike dhe inventar që janë mjete të domosdoshme për të trajtuar fëmijët me çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.
Ne do të mbështesim trajtimet terapeutike për një vit për 6 fëmijë përmes shoqatës »Autizmi«. Terapia do t’u ndihmojë atyre të përmirësojnë aftësitë e veta psiko-sociale dhe komunikatave.
Në Klinikën e Reumatologjisë do të dhurojmë aparatin Kapilaroskop që bën matjen dhe vlerësimin e rrjedhes së gjakut në enët e imta të organizmit, gjegjësisht nëpër kapilarë. Kjo matje është shumë e nevojshme për semundjet autoimune reumatizmale si Skleroza sistemike progeresive, sklerodermia e kufizuar, sindroma Raynaud primare dhe sekondare, vaskulitet primare dhe sekondare, dhe sëmudjet tjera me natyrë autoimune ku është kompromituar sistemi i qarkullimit të gjakut.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të dhurojmë karroca që do të shërbejnë për bartje të pacientëve me lëvizje të kufizuara, por edhe pacientëve të tjerë në nevojë.
Ne do të mbështesim Linjën e Jetës – qendrën telefonike për parandalim të vetëvrasjes në nivel kombëtar, e menaxhuar nga OJQ “Qendra për Informim dhe Përmirësim Social” e cila fokusohet në ofrimin e një shërbimi emergjent për persona me mendime për vetëvrasje të cilët mund të jenë në situata me rrezikshmëri të lartë dhe thyerjen e stigmës dhe vetëdijësimin mbi shëndetin mendor përmes trajnimeve dhe punëtorive.
Pjesa tjetër e fondeve do të ndahet për edukim, ne do të ofrojmë 12 bursa për trajnime profesionale në Cacttus Education për studentë në fushën e teknologjisë informative.
Në Grupin NLB nuk themi kot se ky rajon është shtëpia jonë. Këtu janë familjet tona, miqtë, bashkëpunëtorët dhe fqinjët tanë. Këtu mund të marrim frymë lirshëm, të krijojmë, të përjetojmë dhe të bashkëpunojmë. Prandaj është e natyrshme që ne dëshirojmë të mbështesim dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës në shtëpinë tonë – gjithashtu duke krijuar mundësi aty ku mungojnë, veçanërisht gjatë kësaj periudhe festive. Sepse një botë me zemërgjerësi është një botë plot mundësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj