LAJMI I FUNDIT:

ASH: Nxënësit pa libra, MASH pa strategji, arsimi i degraduar dhe politizuar

ASH: Nxënësit pa libra, MASH pa strategji, arsimi i degraduar dhe politizuar

Arianit Reka nga Aleanca për Shqiptarët në konferencë për shtyp reagoi në lidhje me gjendjen, siç thotë ai, kaotike në të cilën gjendet arsimi në nivel të republikës.

“Aleanca për Shqiptarët si objektiv kryesor e ka pasur dhe vazhdon të ketë ngritjen e sistemit arsimor të qëndrueshëm, të zbatueshëm dhe bashkëkohor. Jemi në prag të vitit 2023 dhe në këtë vend ende flitet për reforma, por rezultati nuk duket në horizont. Dhe më keq, për çdo ditë dalin në sipërfaqe mangësitë dhe dështimet. Sa vite duhet të kalojnë deri sa të korrigjohen librat? A jeni të vetëdijshëm për dëmin që i bëni kësaj rinie e këtij populli?”, u shpreh Reka.

Ai shtoi se në asnjë prej librave që përdorin nxënësit tanë, asnjëri prej autorëve të parë nuk është shqiptar.


“Paramendoni, 1/3 e popullatës me universitet shtetëror, me dy fakultete pedagogjike shtetërore dhe me ministra të arsimit shqiptar gati 20 vite, në asnjë libër të botuar nuk kemi autor shqiptar! Jo që s’kemi akademikë të denjë për të qenë autorë, por ju i demotivuat ata”, theksoi Reka.

SIpas Rekës, nxënësit gati një gjysmë vjetor mësojnë pa libra, kurse ato libra që i kanë, gjysma janë të dëmtuara, ndërsa dështimet kanë emër.

“Sa ministra shqiptarë duhet të kalojnë këtë dikaster që të vijmë në përfundim se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur? Programi për Vlerësim të Nxënësve – PISA jep të dhëna të tmerrshme dhe këto janë si rezultat i politikave të kaluara 20 vjeçare. Prandaj, Aleanca për Shqiptarët propozon krijimin e një strategjie të re 30 vjeçare për arsimin dhe shkencën. Propozojmë një nismë që do të mbledh tërë spektrin politik opozitar e qeveritar, me përfaqësues dhe ekspertë të çdo partie politike, akademikët dhe profesionistët, që njëherë e përgjithmonë të sjellim një strategji të përbashkët dhe të pranuar nga të gjithë pa përjashtime, që kush do qoftë të jetë ministër i arsimit të ketë misionin e njëjtë, misionin për arsim cilësor, misioni që i shpëton fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre”, deklaroi tjerash Reka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori