LAJMI I FUNDIT:

‘Udhëtari në kohë’ parashikon se një ngjarje e quajtur ‘The Release’ do të ndodhë brenda disa ditësh

‘Udhëtari në kohë’ parashikon se një ngjarje e quajtur ‘The Release’ do të ndodhë brenda disa ditësh

Një “udhëtar në kohë” ka parashikuar se një “ngjarje shumë e madhe” e quajtur “The Release” do të ndodhë brenda disa ditësh.

Eno Alaric i cili pretendon se vija nga viti 2671, dha paralajmërimin e çuditshëm në profilin e tij në TikTok duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit e tij.

Alaric, i njohur ndryshe me nofkën e tij @theradianttimetraveller, ka tërhequr më shumë 26 mijë ndjekës në aplikacionin e rrjeteve sociale pasi kishte bërë disa paralajmërime mbi disa ngjarje të cilat ai supozon se do të ndodhin në të ardhmen, përcjell Telegrafi.


The Mirror raporton se në të kaluarën ai kishte postuar në lidhje me planetë të njëjta me Tokën, jashtëtokësorët dhe portale që çojnë në dimensione të tjera.

Udhëtari i vetëshpallur në kohë ka paralajmëruar tani për katër të dhëna që do të ndodhin në këtë muaj, të cilat ai i përshkruan si “vendimtare”.

“Po, unë jam një udhëtar i vërtetë në kohë, mbani mend këto 4 data të dhjetorit 2022”, shkroi ai në një video të TikTok.

Ditët për të cilat ai thotë se janë të rëndësishme janë datat 8, 12 dhe 20 dhjetor, të ndjekura nga “The Release” në ditën e Krishtlindjes. /Telegrafi/

@radianttimetraveler There are 6 of us… #fyp #foryou #radianttime #timetravel #timetraveler #viral #xyzbca #theory #conspiracy ♬ Welcome to Azawa – Truth Needs To Be Out