Në bashkinë Shkodër, sipërfaqja e përmbytur arrin në 3270 hektarë. Reshjet e kësaj fundjave kanë krijuar probleme të reja, duke zgjeruar hapësirën e tokave nën ujë me 250 hektarë të tjerë.
Sipas të dhënave që përcjell Bashkia e Shkodrës, janë 155 oborre banesash dhe stallash me prani uji, ndërsa në 2 të tjera në fshatin Obot, uji ka vërshuar brenda dhomave.
Shirat kanë krijuar probleme edhe në infrastrukturë, në rrugën e Obotit që kalohet vetëm me makina të larta, në rrugën Darragjat-Shirq dhe në ujësjellësit e Oblikës, të cilët janë jashtë funksionit.
Forcat e emergjencës po punojnë në zonë, edhe pse shirat pritet të vazhdojnë dy ditët në vazhdim.
Por nga ana tjetër, këto prurje po shtojnë energjinë elektrike në hidrocentralet e Drinit, pasi kuotat e ujit në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës janë pranë niveleve maksimale.
Në këto kushte, edhe Korporata Elektro-energjetike po furnizon vendin me energjinë e prodhuar nga këto HEC-e, njëkohësisht po shet në treg të huaj për të përmirësuar financat e veta.
Këtë dhjetor, në 6 ankande të hapura KESH ka përfituar 19 mln euro, ndërsa në përpjekjet e saj për të shkëmbyer energji për periudhën e verës 2023, nuk ka gjetur operatorë të huaj energjetike.
Por, edhe pse kriza në sektor duket të jetë tejkaluar këtë periudhë, qeveria u bën thirrje abonentëve të kursejnë, pasi muajt e parë të vitit të ardhshëm do të jenë të thatë, dhe nevojat për konsum do të rriten nga temperaturat e ulëta. /euronews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City