LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e higjienës në Tetovë iu rikthyen vendeve të punës

Punëtorët e higjienës në Tetovë iu rikthyen vendeve të punës

Pas protestës së djeshme dhe bojkotit të punës, punëtorët e Ndërmarrjes Publike komunale, sektori i higjienës publike, janë kthyer në vendet e tyre të punës. Janë lëshuar disa rroga dje, ndërsa pjesa tjetër pritet të lëshohet shumë shpejtë, thotë zëvendës drejtori i Ndërmarrjes.

“Pagat e tyre janë lëshuar në orën dymbëdhjetë sepse potencoi edhe kreu i komunës dje se, pagesa që bëhet nga komuna për pagat kalon përmes trezorit dhe kjo ka qenë problemi, nuk ka pasur ndonjë problem tjetër. Në koordinim me financat dhe kreun e komunës, do bëjmë çmos që edhe pagat tjera të mbetura ti realizojmë për punëtorët. Një pjesë edhe e atyre që janë me vendime që kanë qenë pa paguar sigurimin shëndetësorë, me kohë do e rregullojmë edhe atë pra çështje javë jo muaji”, deklaroi Daut Memishi, NPK “Tetova” Tetovë.

Por tek punëtorët e higjienës komunale, nuk përbejnë problem vetëm vonesa e rrogave, por, edhe kushtet tejet të këqija të objektit ku ata qëndrojnë. Për përmirësimin e këtyre kushteve, zëvendës drejtori i ndërmarrjes tha se po punojnë në drejtim të gjetjes së partnerit, me qëllim të investimit në këtë ndërmarrje, ndërsa në rast mos arritjes së marrëveshjes me partneritet publik privat, atëherë Memishi tha se ndërtimi i objektit të ri për këta punëtorë, do të bëhet nga vetë financat e komunës. Ndryshe, në ndërmarrjen publike komunale janë të angazhuar mbi 400 punëtorë, të cilët që prej rreth një dekade, kanë problemin e rrogave, ndërsa vetë ndërmarrja, është në krizë të thellë dhe ka rreth 9 milion euro borxhe të trashëguara./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori