LAJMI I FUNDIT:

Rritje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Rritje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Pjesa me e madhe e territorit të Shqipërisë do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, sipas MeteoAlb.

Por pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht duke gjeneruar reshje të pakat, kryesisht në veri të vendit do të jenë më të dukshme.


Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celcius deri në 22 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë. /Telegrafi/