Azemi thotë se punëtoret e sektorit privat asnjëherë nuk kanë qenë në një situatë më të rëndë
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se puntorët e sektorit privat të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë në një situatë më të rëndë sesa janë tash e për këtë, ai drejton gishtin drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Azemi ka treguar se qeveria ka shtyrë sindikatën në fjalë të drejtohet nga qeveria dhe më pak, tek faktorët social siç janë pronarët e kompanive.
“Diçka që është shumë e rëndë, që për çdo ditë trumbetohet, edhe sot u trumbetu në një takim që ish me ministrin e Financave, gojen për dialog dhe gojën për bashkëpunim e ka që nganjëherë ndaleshim dhe shikonim se a është ky njeriu që unë së paku që dy vite, po komunikoj me të. Realisht, nuk kemi dialog social. Dialog social që të përmisojmë kushtet e punëtorve edhe në raport me punëdhënës dhe në raport me Qeverinë, ne shumë normal që i kemi vrejtjet tona tek partnerët socialë, tek pronarët e kompanive, por na ka shty në një situatë qeveria që ti harrojmë pronarët e kompanive e të merremi direkt me ta pasi që dhe ata problemet kryesore janë duke na i bart tek ne, punëtoreve të sektorit privat të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, ai tregon edhe një rast investimi në Kosovë që me rekomandim të tijin i ishte dërguar Qeverisë së Kosovës dhe Ministres Rizvanolli, propozim ky i cili sipas tij, ishte mënjanuar.
“Tek investimet e huaja, unë personalisht edhe në media dhe e kemi pas një investitor amerikan, që kemi dalur haptazi edhe na edhe ata, dhe kanë thënë që janë të gatshëm të investojmë 800 milionë euro në Kosovë dhe e kemi sygjeru që të shkon në Qeveri. Është shumë normal që ka qu shkresa, ka kërkuar të takohet me ministren Rizvanolli dhe a e di çka i ka thënë, sipas interpretimit të këtij zotërisë, thotë na kanë thanë se tani kemi problem me energjinë dhe tani nuk mund të merremi me këtë çështje”, ka deklaruar ai.
“Ai thotë se ky projekt është në tavolinën e kryeministrit dhe Rizvanollit”, tregon ai gjersa thekson se do duhej një shpjegim nga ana e Qeverisë apo ministres Rizvanolli për mosimplementimin e kësaj oferte.
Ndërkaq, Azemi thekson se punëtorët e sektorit privat në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë në ditë më të vështira sesa këto të tanishmet.
Azemi tha se nuk mund te motivohen punëtorët me pagë 170 euro.
“Me gjendjen që sot ne e kemi, nuk do të ketë punëtorë të sektorit privat që do të qëndrojë në Kosovë me pagë 500 euro”, deklaroi Azemi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!