Korporata e ndërtimit, Al Trade të mërkurën dhe të enjten do të mbajë një aktivitet sensibilizues me moton “Bëhu Hero – Dhuro gjak, shpëto një jetë”.
Korporata e ndërtimit, Al Trade këtë aktivitet do ta organizojë në objektet e kësaj kompanie për dy ditë radhazi, në Drenas dhe Fushë Kosovë.
“Bëhu hero, dhuro gjak! Aktivitet sensibilizues: ‘#BËHUHERO Dhuro gjak, shpëto një jetë’. Aktiviteti do të organizohet në objektet e kompanisë Al Trade si në vijim: 14.12.2022 – e mërkurë Al Trade market/Rr.Jasharajve Drenas dhe 15.12.2022- e enjte Al Trade market / Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Al Trade në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut ka marrë iniciativë për dhurimin e gjakut nga stafi i të gjitha kompanive të kësaj korporate.
“Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë, është akt i thjeshtë personal, me vlera të mëdha humane dhe civile. Kompanitë Al Trade në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit te Gjakut tash më tradicionalisht edhe këtë vit kanë marrë iniciativë për dhurimin e gjakut nga stafi i të gjitha kompanive të kësaj korporate, dhe të gjithë ata të cilët kanë dëshirën dhe vullnetin t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti human”, thuhet në njoftimin e korporatës Al Trade. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
5,829 euro mblidhen nga konsumatorët e Meridian Express për SOS Fshatin
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër