LAJMI I FUNDIT:

Video-loja e famshme Returnal arrin edhe te kompjuterët – do t’ju duhen 32 GB RAM për të nxjerrë maksimumin e saj

Video-loja e famshme Returnal arrin edhe te kompjuterët – do t’ju duhen 32 GB RAM për të nxjerrë maksimumin e saj

Returnal nga Sony është loja më e fundit ekskluzive e PlayStation e cila kalon edhe tek kompjuterët, por që vije me një rekomandim të madh për RAM memorie.

Përderisa ju duhet që të keni një minimum prej 16GB RAM memorie në kompjuterin tuaj për ta hapur lojën dhe luajtur atë, listimi i Returnal në Steam rekomandon të paktën 32GB RAM memorie për të nxjerrë maksimumin e lojës dhe grafikave të saj.


Për të pasur një ide se sa e pazakontë është kjo, as loja Microsoft Flight Simulator nuk e rekomandon këtë sasi të RAM memories – kjo lojë në fakt ka një kërkesë minimale prej 8GB RAM memorie, ndërsa rekomandon 16GB RAM, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Në ndërkohë, janë edhe disa lojëra kompjuterike që kërkojnë fuqi të lartë të grafikës si Cyberpunk 2077, Red Dead Redemption 2, Dying Light 2 dhe A Plague Tale: Requiem, që nuk sugjerojnë më shumë se 16GB RAM memorie.

Pjesa tjetër e kërkesave të sistemit duket se është mjaft normale për një video lojë e cila vije nga një konzolë e gjeneratës së ardhme, teksa juve ju nevojitet më së paku një CPU Intel i7-8700 ose një AMD Ryzen 7 2700X, së bashku me një GPU Nvidia RTX 2070 Super ose AMD RX 6700 XT në mënyrë që të përmbush specifikat e rekomanduara. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Qeni robot bëhet me gëzof

Qeni robot bëhet me gëzof

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
Një shtëpi dykatëshe po ndërtohet në Houston me printer 3D

Një shtëpi dykatëshe po ndërtohet në Houston me printer 3D

Teknologji
Kalo në kategori