Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës.
Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.
“Serbomadhi Vuçiq vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.
Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me breshëri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhën granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizionit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit”, tha Berisha.
Ish-kryeministri shqiptar theksoi se i dënon fuqishëm aktet e tilla dhe mbështet institucionet e Kosovës në garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre.
“Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të koordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiq dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës”, theksoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë