LAJMI I FUNDIT:

Begaj: Çështja e të drejtave të njeriut është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë

Begaj: Çështja e të drejtave të njeriut është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot në 74-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, është shprehur se OKB i ka dhënë botës jo vetëm një dokument parimesh, por mbi të gjitha idealin e përbashkët.

Ai ka theksuar se njohja e dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.

“Duke e përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne sjellim në vëmendjen e gjithkujt faktin se sa luftë është dashur, sa shumë përpjekje dhe privime janë lypur dhe se sa jetë njerëzore janë sakrifikuar për të mbërritur deri tek Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila është dokumenti i parë ndërkombëtar, nga i cili rrjedh detyrimi për respektimin e dinjitetit të lindur dhe barazisë për çdo njeri, nga ku buron edhe e drejta e jetës, lirisë, sigurisë personale dhe barazisë para ligjit.


Megjithatë, miliona njerëz në botë, sot nuk i gëzojnë të drejtat universale për shkak të një sëre pabarazish dhe padrejtësish të sistemeve politike, për shkak të luftërave, të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, dhunës dhe mungesës së tolerancës ndaj dallimeve. Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë është gjuha e urrejtjes, e diskriminimit dhe e dhunës, prandaj apelojmë me forcë, me qëllim që gjithësecili të ndjehet i detyruar për respektimin e të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit shoqëror apo çdo statusi tjetër”, ka shkruar Begaj.

Ai ka shtuar se çështja e të drejtave të njeriut s’mund të jetë çështje e një dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve, por sipas tij, është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë.

“Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, është ndërkaq edhe një ditë kujtese dhe mesazhi që të gjithë kemi përgjegjësi për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore. Sepse çështja e të drejtave të njeriut nuk mund të jetë çështje e nje dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve. Ajo është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë, sepse siç ka thënë shqiptarja më e madhe në botë, e shenjta Nënë Tereza: “Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore nga virtytet e njerëzimit të tij”, ka shtuar Begaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori