LAJMI I FUNDIT:

Ju shqiptarë që pasurinë e bëtë nga hiçi, bëhuni pak si Thoma Turtulli

Ju shqiptarë që pasurinë e bëtë nga hiçi, bëhuni pak si Thoma Turtulli
Ilustrim

Fatos Tarifa

A mund të ndodhë që më të pasurit në këtë vend, Manet, Kastratët dhe të ngjashmit e tyre, të ndërtojnë biblioteka publike, teatro, muze dhe salla koncertesh për publikun e vendit të tyre?!

Përse, edhe pas 100 vitesh, nuk shohim sot një Thoma Turtulli, i cili i dhuroi Korçës së tij bibliotekën e qytetit, kinemanë, liceun dhe spitalin? Përse Mane, Kastrati dhe ata qe janë në garë me ta se kush kryeson listën e shqiptarëve më të pasur nuk bëjnë asgjë për qytetarët e këtij vendi, për rininë e tij – as shkolla publike, as biblioteka, as teatro, as muze, as salla kinemash … Asgjë.


Në Amerikë, në Angli, në Holandë e në vende të tjera, shpeshherë projektet vanitoze të njerëzve të pasur kanë qenë pikërisht të mira publike si këto.

Kapitalistë të mëdhenj shqiptarë, ju që pasurin tuaj e keni vënë vetëm në dy ose tri dekada, duke nisur nga hiçi, bëhuni pak vanitozë për të mirën publike, jo thjesht për egon tuaj dhe të familjeve tuaja!

Bëhuni pak Thoma Turtull, që edhe 100 vjet pasi të jeni ndarë nga kjo jetë duke mos marrë asgjë me vete nga pasuritë tuaja, shqiptarët t’ju mbajnë mend për mirë dhe të flasin me respekt për ju.

P.S. Thoma Turtulli, korçar me origjinë nga Vithkkuqi, ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi shqiptar. Ai ia dhuroi Korçës bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Shpëtoi nga vdekja e sigurt me dhjetëra njerëz, ndërsa përgatiti pajën e shumë familjeve të vobekta korçare. Pas përfundimit të spitalit, bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, ia dhuroi shtetit 40 mijë franga ari për ndërtimin edhe të shkollës industriale.

Në trend

Më shumë
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Boks
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Botë
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Arsim
Shpella e Gadimes, thesar natyror i Kosovës me kristale që sfidojnë Ligjin e Gravitetit

Shpella e Gadimes, thesar natyror i Kosovës me kristale që sfidojnë Ligjin e Gravitetit

Lipjani
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori