LAJMI I FUNDIT:

Arrin në Shkup ekipi për sanksione nga SHBA-ja

Arrin në Shkup ekipi për sanksione nga SHBA-ja

Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha përmes një postim në Twitter se ky ekip do të marrë parasysh të gjitha përgjigjet e mundshme për këta zyrtarë që po hetohen.

“Sektori i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi ajo.


Aggeler tha se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Vendimi i Uashingtonit për të dërguar në Shkup ekipin për sanksione vjen disa ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se sanksionet e SHBA-së ndaj politikanëve të korruptuar nga Ballkani po japin efekt dhe se të vazhdojnë me këto sanksione.

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, më 16 nëntor u kërkoi institucioneve të ndjekës së krimit angazhim më të madh në luftimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, tha Aggeler.

Këto kritika i bëri me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Një sondazh i fundit i realizuar nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore se pse mbi 90 për qind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia e Veriut.

Drejtuesit e institucioneve kanë thënë se po bëjnë gjithçka për luftimin e korrupsionin, por nuk kanë dhënë detaje mbi rezultatet e arritura që kanë shkaktuar edhe reagime fillimisht nga SHBA-ja, e më pas edhe nga zyra e BE-së në Shkup.

Reagimet janë intensifikuar pas zgjedhjes së Islam Abazit një krye të Prokurorisë së Krimi të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pretendimeve të shumta në opinion për lidhjet e tij me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e Qeverisë.

Në prill të këtij viti, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Përveç Gruevskit dhe Mijalkovit, në listën e zezë edhe anëtarët u futën edhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë./REL

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori