Edhe pas heqjes së drejtorit medicinal në Onkologji, nuk janë çrrënjosur skemat e dyshimta për shitjen e terapive si dhe dhënien e tyre në mënyrë selektive. Duke u nisur nga denoncimet e reja të pacientëve se po vazhdojnë keqpërdorimet me terapitë e shtrenjta të kancerit, edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ndërhyn në Klinikën e Onkologjisë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se hetimi është zgjeruar, pasi dy paciente kanë denoncuar se terapitë e rregullta të tyre iu kanë dhënë dikujt tjetër.
“Ne zhvilluam një takim me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor dhe është konstatuar se ka një lloj thyerje të drejtës për trajtim në kohë të terapisë së caktuar për pacientët. Kjo ka qenë nismë për ne si MSH, duke pasur parasysh se edhe ju keni trajtuar këtë temë, bënë inicim për të zgjeruar hetimin tonë në Klinikën e Onkologjisë”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.
Përderisa kryeministri Kovaçevski iu bën thirrje të gjithëve të denoncojnë korrupsionin, si një barrë që po tangon Maqedoninë edhe procesin e negociatave me BE-në, për skandalin e Onkologjisë thotë se kanë ndërmarr hap duke e detyruar të dorëhiqet drejtori Nino Vasev, i cili vazhdon të punoj në klinikë.
“Të gjitha dëshmitë, të cilat i janë të nevojshme prokurorisë janë në Klinikën e Onkologjisë dhe mund ti tërheqin. Mesa di unë drejtori medicinal është dorëhequr dhe atje ka drejtor të ri. Prokuroria ka rast të hapur. Por detaje për rastin hetimor unë me të vërtetë nuk mund të di, nga që tek unë nuk ka arritur asnjë ankesë ose çfarëdolloj kërkese e dorëzuar në formë të dokumentuar”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Sipas raporteve revizore të Fondit Shëndetësor të bëra në këtë Klinikë, në tre vitet e fundit borxhet janë shtuar vazhdimisht, kurse nga ana tjetër janë vërejtur mungesë të terapive për pacientët, të cilët e kanë jetike kundër kancerit. Për këtë arsye, fondi është dashur ti jap klinikës edhe mbi 5 milion euro shtesë për të mbuluar hendekun, para të cilat dyshohet se janë vjedhur përmes terapive. Ndërkohë, revizion në këtë klinikë po bën edhe Enti shtetëror i revizionit, rezultatet e të cilave priten në fund të janarit. Por, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, s’ka ndërmarrë asgjë deri më tani. Thotë se është në pritje të palëve të denoncojnë rastin me dëshmi nga që nuk i mjaftojnë zërat në opinion./Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Letra drejtuar KiE-së që përplasi Qeverinë dhe Presidencën, çfarë tha Konjufca e çka Osmani
Elshani: Shumë shpejt do të hapet për qarkullim ura e Ibrit në Mitrovicë
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"
Vranët dhe me shi
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete