LAJMI I FUNDIT:

Frigoriferi i integruar konsumon më shumë energji se frigoriferi standard

Frigoriferi i integruar konsumon më shumë energji se frigoriferi standard

Frigoriferët me termostat dixhital janë shumë më të saktë

Prandaj, më praktike është të blesh frigorifer që ka termostat për të qenë të sigurt që temperatura e caktuar të jetë e saktë dhe të kurseni më shumë.

Kur të blini frigorifer të ri është mirë të shmangni frigoriferët e integruar, sepse qarkullojnë më pak ajër dhe shpenzojnë më shumë energji për arritjen dhe mbajtjen e temperaturës së caktuar në krahasim me frigoriferët standardë.


Po ashtu, shumica nuk e dinë që kohë as kohe është e nevojshme të bëni pastrimin e pluhurit nga ana e pasme e frigoriferit ku lirohet nxehtësia, transmeton Telegrafi.

Në fakt, gypat e ndotur e bëjnë më të vështirë qarkullimin e nxehtësisë, gjë që rezulton me rritje të shpenzimit të energjisë.

Po ashtu, me rastin e mbylljes së frigoriferit është e nevojshme të kontrolloni gomën e frigoriferit në mënyrë që vërtet të mbyllet mirë.

Për sa i përket temperaturës, rekomandohet të vendosni temperaturën e frigoriferit në një temperaturë optimale prej 6°C gradë.

Kur rregulloni temperaturën, duhet të keni parasysh se pajisjet me termostat dixhital janë më të sakta. Kjo është arsyeja pse është më praktike të zgjidhni një frigorifer me termostat për t’u siguruar që temperatura e vendosur është e saktë dhe për të kursyer sa më shumë. /Telegrafi/