LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë viruset “zombie” dhe çfarë dihet për njërin që qëndroi i fjetur për gati 50 mijë vjet i gjetur në Rusi?

Çfarë janë viruset “zombie” dhe çfarë dihet për njërin që qëndroi i fjetur për gati 50 mijë vjet i gjetur në Rusi?

Shkencëtarët kanë ringjallur një numër “virusesh zombie” të cilët kanë qenë të bllokuar në ngricat e përhershme të Siberisë për mijëra vjet – duke përfshirë një që është gati 50,000 vjet i vjetër.

13 viruset e rinj u identifikuan nga shkencëtarët që shikuan mostrat e shtresës së ngrirë të mbledhura nga provinca ruse, transmeton Telegrafi.

Një nga viruset kishte është ende infektues pas më shumë se 48,500 vjetësh në ngrirje të thellë, sipas studimit të udhëhequr nga mikrobiologu Jean-Marie Alempic nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.


Virusi, i njohur si pandoravirus, infekton vetëm organizmat njëqelizore dhe nuk duhet të përbëjë asnjë kërcënim për njerëzit.

Studimi, i cili nuk është rishikuar nga studiuesit e tjerë, vë në dukje se deri më tani ka pasur kërkime të kufizuara për viruset “të gjalla” të gjetura në shtresat e ngrira.

Autorët thonë se kjo “gabimisht sugjeron se dukuri të tilla janë të rralla dhe se ‘viruset zombie’ nuk janë një kërcënim për shëndetin publik”.

Ekipi nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore tha se duhet kryer punë e mëtejshme për të vlerësuar se cilat rreziqe mund të qëndrojnë përpara nga rreziku i viruseve në shtresat e ngrira pasi ndryshimet klimatike shkaktojnë shkrirjen e peizazheve të ngrira.

Studimi thotë: “Një e katërta e hemisferës veriore është e mbuluar nga toka e ngrirë, i referuar si ‘permafrost’.

“Për shkak të ngrohjes së klimës, shkrirja e pakthyeshme e ‘permafrostit’ po çliron lëndë organike të ngrirë deri në një milion vjet, shumica e të cilave dekompozohen në dioksid karboni dhe metan, duke rritur më tej efektin serë.

“Një pjesë e kësaj lënde organike përbëhet gjithashtu nga mikrobet qelizore të ringjallura si dhe viruset që kanë mbetur të fjetur që nga kohërat parahistorike”.

Çfarë janë viruset zombie?

Një virus zombie i referohet një virusi të bllokuar në shtresën e ngrirë të përhershme (permafrost) që është tokë e ngrirë për të paktën dy vjet rresht.

Profesori asistent, Jeremy Barr nga Universiteti Monash tha se viruset e zombive janë në thelb “të ngrira në kohë”, por shkencëtarët zbuluan se kur shkrinin mostrat e tokës së ngrirë ata mund të ringjallin viruset – dhe janë ende infektive.

Kjo është arsyeja pse atyre iu është vënë emri “virus zombie” sepse ata janë rikthyer në jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori