LAJMI I FUNDIT:

“Ujëra të çmendura”, një fenomen që e bën detin të sillet si lumë

“Ujëra të çmendura”, një fenomen që e bën detin të sillet si lumë

Ishullin grek Evia, si edhe kryeqytetin e tij Chalkida i karakterizon një fenomen i pazakonshëm dhe interesant, i cili është i njohur si “Ujëra të çmendura”

Ky lumë fenomen (jo)natyror shfaqet në Kanalin e Euripusit, ku uji i detit rrjedh shumë shpejt mu sikur lumenj malorë.

Deri më tani, askush nuk ka shpjeguar pse diçka e tillë ndodh me ujin e detit.


Kanali i Euripusit është 8 km i gjatë dhe gjerësia e tij varion nga 40 metra në 1.6 km.

Në pjesën më të ngushtë të kanalit është qendra administrative e ishullit Evia, transmeton Telegrafi.

Pikërisht në atë vend rryma e detit aq e fuqishme (prej 12 nyjash) bën që të rrjedhë sikur lumenjtë e shpejtë, në çdo gjashtë orë rryma ndryshon plotësisht drejtim.

Ky fenomen arrin kulmin e vet nën urën e vjetër ku uji arrin shpejtësinë prej 15 km në orë! Pikërisht kjo është arsyeja përse Chalkida quhet “qytet i ujërave të çmendura”.

Vendësit thonë që në këtë shpejtësi të ujit madje edhe peshkaqenët luftojnë të notojnë në drejtim të kundërt.

Uji rrjedh gjashtë orë në njërin drejtim, pastaj 8 minuta qetësohet plotësisht, dhe vazhdon të rrjedhë në drejtimin e kundërt gjashtë orët e ardhshme dhe kështu me radhë.

Dukuria që ndodh në kanalin e Euripus ka magjepsur edhe mendimtarët e lashtë grekë si Platoni, i cili në veprën e tij “Faedoni” ka përmendur këtë kanal si shembull i përkohshmërisë.

Legjenda të shumta lidhen me të, dhe njerëzit nuk pushojnë së admiruari madhështinë e saj, sepse vazhdimisht ngjall imagjinatën dhe kuriozitetin.

/Telegrafi/