Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) ka nisur tashmë zyrtarisht trajnimi përmes platformës së saj të tregtimit.
Teksa më herët ishte njoftuar që operimi do të niste në datë 23 nëntor duket se kjo datë në fakt ka shënuar çeljen zyrtare të periudhës së trajnimit nëpërmjet platformës së tregtimit.
Kjo do të thotë që palët që janë të regjistruara tashmë do të mund të kryejnë procedurat e tregtimit në një formë simulimi për të kaluar më pas në fillimin e plotë të funksionimit të Bursës.
Sipas njoftimit të ALPEX, ky trajnim do ti mundësojë ALPEX-it në rolin e operatorit të tregut si dhe pjesëtarëve të tjerë potencial të tregut të marrin pjesë në një ambient tregtimi për të përfituar njohuritë e duhura që lidhen me mënyrën e ofertimit të energjisë elektrike në tregun e organizuar si dhe rezultatet e këtij procesi në një mjedis real.
Njoftimi nga ana tjetër nuk thotë periudhën e këtij trajnimi dhe se kur do të kemi një nisje të punës së Bursës.
Platforma e tregtimit në Bursën Shqiptare të Energjisë u ndërtua nga një konsorcium grek i cili u shpall fitues i garës në janar të këtij viti.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike u themelua në 5 tetor 2020 dhe ka si aksionerë operatorët e transmetimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
Konkretisht OST ka 57.25 për qind të aksioneve dhe KOSTT 42.75 për qind të tyre.
Nisja e funksionimit të Bursës shihet si një mundësi për të rritur transparencën dhe për ta bërë më konkurrues tregun e energjisë në vend.
Po kështu kjo Bursë shihet si një mundësi për ta bërë më të thjeshtë procesin e liberalizimit në tregun e energjisë ku nga 2018 kanë dalë në këtë treg bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt ndërsa ato të lidhura në 20,10,6 kilovolt ende po furnizohen me çmime preferenciale edhe pse më të lartë se më parë nga qeveria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025