Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, në fjalimin e tij në seancën e pestë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK) theksoi se vendi nuk do të pësojë asnjë dëm nëse përmbushim kushtin për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të filluar negociatat me BE-në.
Ademi tha se jemi para një sfide të madhe që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese dhe parakusht për hapjen e klasterave. Personalisht, por ky është edhe qëndrimi i BDI-së, tha Ademi, “Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të pësojë asnjë dëm nëse e përmbushim këtë kusht dhe në kushtetutën sonë përfshihen edhe bashkësitë tjera etnike, përfshirë atë bullgare”.
Sipas tij, këtë duhet ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse realisht e duam, dhe jo vetëm deklarativisht të ndjekim rrugën evropiane.
“Unë jam mbështetës i sigurimit të një konsensusi të gjerë shoqëror shtetëror ndërpartiak. Unë besoj dhe jam thellësisht i bindur se nuk kemi të drejtë të heqim dorë nga synimet strategjike të vendosura, të cilat janë brezash dhe nuk janë funksion i politikës ditore. Unë e mbështes plotësisht Qeverinë dhe përpjekjet e institucioneve tona për të hyrë në BE në vitin 2030. Të merremi më pak me politikë dhe të fokusohemi më shumë në reforma”, tha Ademi.
Ademi foli në hapjen e seancës së pestë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK), e cila mbahet në Kuvend. Në seancën plenare, panelet diskutojnë temat “Themelet e integrimit evropian: Sundimi i ligjit dhe reformat e zbatuara” dhe “Si të përballemi me ndryshimet klimatike dhe pasojat sociale në bujqësi, pylltari dhe mjedisin jetësor”. Para tyre fjalim mbajti presidenti Stevo Pendarovski, e më pas ambasadorët e BE-së dhe Sllovakisë dhe zv. ambasadori i SHBA-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A