Përziejini këta përbërës dhe njollat e verdha në jastëkë do të zhduken sikur të mos kishin ekzistuar kurrë
Për t’i bërë sërish të bardhë jastëkët
Shumica jush ndiejnë kënaqësi kur çarçafët janë të bardhë dhe kur e vënë kokën në jastëk të bardhë si dëbora. Mirëpo, me kalimin e kohës në jastëkë mund të shfaqen njolla të verdha të cilat prishin gjithë dukjen e çarçafëve tuaj.
Edhe pse shumica nuk e dinë, ky problem mund të zgjidhet, dhe e gjitha që ju nevojitet është të bëni një përzierje në shtëpi e cila do t’i eliminojë ato njolla.
Jastëkët shumë shpejt do të bëhen si të rinj, ndërsa ne jemi të sigurt që ju sërish do të jeni të kënaqur, sepse për përgatitjen e këtij preparati nuk do të shpenzoni shumë para, transmeton Telegrafi.
Këta janë përbërësit:
– 1 filxhan detergjent për larje të rrobave,
– 1 filxhan detergjent për larje të enëve,
– pak zbardhues,
– gjysmë filxhani boraks (tetraborat natriumi apo borat natriumi).
Përgatitja:
Fillimisht sigurohuni se a mund të lahen jastëkët tuaj në rrobalarëse, duke shikuar se çfarë shkruan në etiketat e tyre.
Pastaj, rrobalarësen programojeni në 40 gradë, pas kësaj përzieni përbërësit e sipërpërmendur në një enë plastike dhe hidheni në rrobalarëse bashkë me jastëkët.
Nëse jastëkët janë nga materiali sintetik, përdorni temperaturën sa më të ulët të mundshme.
Kujdes me rastin e caktimit të temperaturës në mënyrë që të mos i dëmtoni jastëkët.
Dhe një kujtesë e vogël: Jastëkët duhet të lahen dy herë në vit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve
Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar
10 shprehjet më të veçanta të dashurisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri