LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen linja shtesë të autobusëve në Tetovë

Kërkohen linja shtesë të autobusëve në Tetovë

Disa nga këshilltarët e komunës së Tetovës kërkojnë që të ketë më shumë linja të transportit publik. Bëhet fjalë për fshatrat e malësisë së Tetovës dhe fshatin Fallishtë. Kjo kërkesë është shtruar nga ana e këshilltarëve të LSDM-së .“Kemi propozuar hapjen e linjave të reja për transport të udhëtarëve deri në fshatin Falisht dhe Saraqinë. Pasi që ka disa linja, shpresoj se dhe kjo linjë do të hapet dhe këshilli do të marrë në konsideratë kërkesën tonë dhe qytetarët të mund të shfrytëzojnë trasportin publik”, tha Natasha Petrovska këshilltare e LSDM-së.

Ndërkaq, kërkesë kishte që të hapen linja të reja edhe për në fshatin Bozovcë, Vicë dhe poashtu Falishtë. “Propozova që të shtohen tre linja të reja, pra linja Tetova-Vicë dhe anasjelltas, linja Tetovë-Bozovcë dhe anasjelltas dhe Tetova –Falishtë dhe anasjelltas. Kërkova që raporti së bashku me linjat e reja të përfshira të inkorporohen dhe të sillet në seancën e radhës në rend dite pasi që kishte edhe mangësi sa I përket linjave ekzistuese, pasi që linjat që janë të miratuara nuk realizohen në praktikë”, tha Faton Selami këshilltar nga Alternativa.

Në ndërkohë, këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, theksojnë se kërkesa e LSDM-së është kopjuar nga ata dhe thonë se ata kanë kërkuar që nga viti i ardhshëm të ketë linja të caktuara edhe për fshatin Falishtë. “Dua të demantoj këshilltaren e LSDM-së, sepse ne këtë propozim e kemi dhënë që në seancëne komisionit dhe ai propozim do të jetë për programën për vitin 2023. Pra, nuk do të ketë çdo orë autobus, por do të ketë orar të caktuar gjatë ditës dhe nuk mund në këtë mënyrë të jepen deklarata”, tha Angel Karapetrov, këshilltar i OBRM-PDUKM-së.


Ndërkaq, nga komuna e Tetovës thonë se kërkesat do të shqyrtohen dhe në bazë të mundësive do të përgjigjen kërkesave të këshilltarëve.

“Unë si kryetar i këshillit kërkova që këta kërkesa të këshilltarëve të adresohen tek ndërmarrja dhe të sheh mundësinë reale që të inkorporohen edhe ata linja të reja. Por do të presim që administrata e ndërmarrjes të jep përgjigje se si do veprohet më tej në lidhje me këta kërkesa”, tha Besar Durmishi, kryetar I këshillit të komunës së Tetovës. Në rend dite të seancës së gjashtë të komunës së Tetovës ishin raportet financiare për punë të Ndërmarrjes Publike Tetova Transport./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori