LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët shqiptarë të gatshëm për zgjedhjet në veri

Kandidatët shqiptarë të gatshëm për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 12 kandidatë për zgjedhjet për kryetar të katër komunave në veri të vendit. Aty nuk ka asnjë kandidatë nga radhët e Listës Serbe, çka nga kandidatët shqiptarë po shihet si pozitive.

Kandidatët janë certifikuar e kërkesa për t’i shfrytëzuar shkollat si hapësira votimi janë kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Por, kësaj radhe pjesë e zgjedhjeve në veri të vendit nuk do të jenë Lista Serbe.

E për gjithë këtë proces të gatshëm janë kandidatët shqiptarë.

Ismir Zeqiri, që është kandidat për kryetar komune në Zubin Potok nga Partia Demokratike e Kosovës, po pret epilog pozitiv nga ky proces.

“Unë pres rezultat pozitiv, për ata edhe i kemi hy garës edhe kur do që thërret shteti e ligji na si qytetar po edhe si akter e aktivist duhet të kontribuojnë prandaj jemi të gatshëm”, ka thënë kandidati për Zubin Potokun, Ismir Zeqiri.

Ndërsa, kandidati nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq pret që votat për të kësaj radhe të rritën.

“Nuk është hera e parë që po kandidoj kjo është hera e 5-të për kryetar komune, fatmirësisht çdo here me rritje më shumë kështu që pritjet i kemi që edhe këto zgjedhje ka me pas rritje me një rezultat fitues”, ka thënë Erden Atiq, kandidat për Mitrovicë të Veriut.

Me gjithë zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe gjithë atë që i parapriu shpalljes së këtyre zgjedhjeve, Atiq është i bindur se procesi do të jetë i sigurt.

“Deri tash me sa kemi informatë gjithçka ka shku në rregull dhe normal që presim që procesi të shkojë dhe përfundojë dhe pa probleme”, ka theksuar Atiq.

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.

Këto zgjedhje erdhën si rezultat i dorëheqjes së kryetarëve serb, pjesë e Listës Serbe, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori