LAJMI I FUNDIT:

Edhe Burim Rustemi tërhiqet nga gara për shef të Prokurorisë së Lartë në Shkup

Edhe Burim Rustemi tërhiqet nga gara për shef të Prokurorisë së Lartë në Shkup

Pas dorëheqjes së prokurores Fatime Fetai, sot prej garës për shefin e Prokurorisë së Lartë të Shkupit, u tërhoq edhe Burim Rustemi kështu duke e lënë ushtruesin aktual të detyrës, Mustafa Hajrullai, pa konkurrentë të tjerë.

Ai kishte udhëhequr me këtë prokurori në katër vitet e fundit ndërsa një javë më herët, u emërua si ushtrues detyre.

Deri tani dy here ishte caktuar seancë për zgjedhjen e shefit të kësaj prokurorie nga ana e Këshillit të Prokurorëve, por dështuan për arsye të ndryshme. Rustemi tërheqjen e tij e arsyeton me shanset e vogla për të fituar.


“U tërhoqa nga kandidatura për shkak se konsideroj që kundër kandidati ka shanse më të mëdha të zgjidhet shef i Prokurorisë së Lartë Publike”, ka theksuar Rustemi.